Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Protesta në Shkup, Memli Krasniqi: Kauza është më e madhe se secili prej nesh, drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Protesta në Shkup, Memli Krasniqi: Kauza është më e madhe se secili prej nesh, drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar rreth protestës së sotme në Shkup, ku shqiptarë nga të gjitha trojet u bashkuan për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Sipas Krasniqit, kjo protestë është dëshmi se kauza e drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët është më e madhe se secili individ. Ai tha se shqiptarët u mblodhën për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një protestë gjithëkombëtare, e qetë, dinjitoze dhe e fuqishme, dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh. Mesazhi ishte i qartë dhe i njëzëshëm: drejtësi dhe liri për çlirimtarët,” tha Krasniqi.