Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tre vjet pas aplikimit për në BE, Kosova ende në pritje

Tre vjet pas aplikimit për në BE, Kosova ende në pritje

Tre vjet pasi Kosova dorëzoi aplikimin për statusin vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, procesi ka mbetur pothuajse në të njëjtën pikë. Ndërsa institucionet vendore flasin për progres dhe orientim të qartë strategjik, nga Brukseli mesazhi është i ftohtë dhe i njëjtë se vendimi është ende te shtetet anëtare të unionit.

Në qeverinë në detyrë thonë se që procesi të mbetet i bazuar në meritokraci dhe BE-ja të ruajë kredibilitetin, aplikimi së paku duhet të marrë vëmendjen dhe vlerësimin serioz nga ana e unionit evropian dhe anëtarëve të saj. Megjithatë, njohësit e integrimeve evropiane avancimin e rrugës euro-integruese e ndërlidhin me progres në dialogun Kosovë–Serbi.

Nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thonë për KosovaPress, se Komisioni Evropian është i përgatitur të procedojë me hartimin e mendimit mbi aplikimin e Kosovës, por vetëm pasi shtetet anëtare të kërkojnë këtë hap.