Qëndrim Kryeziu ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij për politikanin e njohur Zijadin Sela për mbështetjen e dhënë në kuadër të fushatës për deputet.
Në një reagim publik, Kryeziu theksoi se fryma e shqiptarisë në Maqedoni të Veriut nuk mund të paramendohet pa kontributin dhe angazhimin e Selës. Ai vlerësoi guximin e tij, duke kujtuar se Sela ka qëndruar i paepur edhe në çastet kur jeta e tij ka qenë në rrezik nga sulmet e grupimeve sllavo-maqedonase.
Kryeziu tha se mbështetja e marrë sot nga Zijadin Sela i ka dhënë ndjesi të gëzimit, krenarisë dhe përgjegjësisë, duke shtuar se kjo mbështetje është një nxitje për të punuar më tej për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve.