Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu akuzon Kurtin dhe Aliun: Autostrada “Ibrahim Rugova” po shndërrohet në rrugë vdekjeje

Kryeziu akuzon Kurtin dhe Aliun: Autostrada “Ibrahim Rugova” po shndërrohet në rrugë vdekjeje

Kandidati për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ish-ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për paaftësi dhe neglizhencë institucionale, duke deklaruar se autostrada “Ibrahim Rugova” po shndërrohet në një rrugë vdekjeje.

Ai tha se mungesa e mbikëqyrjes dhe moskryerja e detyrimeve bazike nga institucionet përgjegjëse kanë çuar në aksidente fatale, të cilat, sipas tij, kanë qenë të parandalueshme.

Kryeziu përmendi edhe një aksident të ndodhur ditë më parë në të njëjtin segment, ku humbën jetën dy shtetase shqiptare, duke e cilësuar situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të keqmenaxhimit institucional.

Ai akuzoi qeverinë për kontrata njëburimore, mungesë investimesh në mirëmbajtjen rrugore dhe indiferencë ndaj sigurisë së qytetarëve, duke kërkuar që Kurti dhe Aliu të marrin përgjegjësi për, siç tha, humbjen e jetëve njerëzore.

“Kosova meriton një qeveri që respekton jetën dhe sigurinë e qytetarëve, e jo një qeveri që i kthen rrugët në rrezik për jetën,” tha Kryeziu.