Nuk janë të pakta rastet kur gazetarët në Kosovë janë përballur me kërcënime dhe sulme, përfshirë këtu edhe sulme nga krerë institucionalë dhe zyrtarë të partive politike, me theks të veçantë nga ajo e Vetëvendosjes.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka thënë se gjatë vitit 2025 janë shënuar mbi 60 raste të sulmeve ndaj gazetarëve. Megjithatë, ai theksoi se këto sulme nuk kanë mundur t’i demotivojnë gazetarët, të cilët vazhdojnë të ecin përpara dhe të realizojnë misionin e tyre, përfshirë zbërthimin e aferave të ndryshme dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes.
“Po vitit 2025 ka qenë një vit me të vërtetë i vështirë dhe me sfida për gazetarët e Kosovës. Mund ta quajmë një vit që normal në kuptimin që nuk ka pasur tensione siç ishin në vitin 2023 dhe në atë që do të duhej te ishte vit normal. Për shkak te zgjedhjeve në shkurt dhe zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjet në fund te vitit gazetaret kanë qenë cak i sulmeve te formave dhe llojeve të ndryshme që kanë ardhur kryesisht nga krerët e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe VV-së aty këtu ndonjë deputet të partive të tjera ish opozitare të cilët kanë sulmuar gazetaret për shkak të punës që bëjnë. Kjo është e dënueshme, është për keqardhje. Deri në dhjetor keni shënuar mbi 60 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe kjo dëshmon që puna e gazetarëve vazhdon të mbetet e vështirësuar. Fatmirësisht këto sulme nuk i kanë demotivuar shumicën e gazetarëve punë e tyre, puna e tyre ka qenë jetike për të zbuluar shumë afera korruptive të Qeverisë Kurti dhe institucioneve të tjera të pavarura të fushatave në Kosovë”, deklaroi Rexha.
Ai u shpreh se viti është karakterizuar edhe nga rrëzimi i Lgjit për Këshllin e Pavraur për Media (KPM) nga Gjykata Kushtetuese dhe problemet e RTK-së.