Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kabineti i presidentes: Serbia po shpërndan lajme të rreme

Kabineti i presidentes: Serbia po shpërndan lajme të rreme

Shefi i kabintetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, thotë se Serbia është duke shpërndarë informacione të rreme, raporton TV Arbëria.

Vela përmes një postimi në Twitter ka shkruar se institucionet e Kosovës nuk kanë “listë” me të cilën po i arreston serbët.

Ai ka thënë se një listë të tillë të shqiptarëve dhe serbëve e ka Serbia me të cilën po i frikëson ndalon ilegalisht në kufi.

Postimi i plotë:

“Sinjalizim informacioni të rremë!

Institucionet e Kosovës nuk kanë “listë” për arrestimin arbitrar të serbëve. Ndërsa, Serbia ka qartë një listë të qytetarëve (shqiptarë dhe serbë), të cilët i frikëson dhe i ndalon ilegalisht në kufirin me Kosovën. Mentaliteti i Millosheviçit vazhdon në Beograd” shkroi Vela në Twitter.

Powered by WordPress