Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 7 muaj iu deshën Ministrisë së Hekuran Muratit që t’i kthejë përgjigje 83-vjeçares

7 muaj iu deshën Ministrisë së Hekuran Muratit që t’i kthejë përgjigje 83-vjeçares

Ka me shumë se një vit kur një zonjë kërkoi dikë për përkujdesje ngase kishte mbetur në karrocë.

Fahrije Osmani nga Prishtina bëri një ndërhyrje kirurgjike ku mbeti pa këmbën e majtë.

Ishte sëmundja e diabetit që e bëri 83 vjeçaren në këtë gjendje.

Përtej sëmundjes së saj, Fahrije kërkoj nga shteti njohjen e statutit paraplegjik dhe tetraplegjik apo paaftësisë për të lëvizur në zyrën e pensioneve në kuadër të Ministrisë së Financave.

12 shtatori i vitit 2024 ishte data kur parashtroj kërkesën përnjohjen e këtij statuti pensional bashkë me njohjen e personit kujdestar.

Në vendimin e marrë të datës 12 dhjetor të vitit të kaluar nga zyra e Pensioneve u vendos për rastin e Fahrije Osmanit.

Asaj i ishte njohur statuti i personit të përhershëm paraplegjik dhe tetraplegjik dhe iu njoh pensioni prej 180 eurove. 

Por nuk iu njohë edhe përkujdesja e veçantë nga një person ndaj saj.

Këtë vendim pranoj në shtëpinë e saj më 7 prill të vitit 2025, me të cilin nuk u pajtua dhe bëri ankesë brenda afatit 30 ditor ndaj këtij vendimi, ajo bëri ankesë më datë 2 maj.

Ku bëri kërkesë për rishikimin e këtij vendimi pasi sipas saj ishte i padrejtë sepse nevojën për përkujdesje nga dikush e kishte të madhe.

Por nga ajo ditë kur bëri kërkesë nuk mori përgjigje e priti për shtatë muaj.

Ne realizuam intervistën me zonjën Fahrije Osmani të hënën e 8 dhjetorit kërkesë për përgjigje nga Zyra Pensioneve dërguam një ditë më vonë, por përgjigje nuk morëm.

Por duket se interesimi Kiksit për rastin bëri që të enjten e 11 dhjetorit Zyra e Pensioneve të i kthej përgjigje ankesës së 83 vjeçares pas 7 muajsh pritje.

Përgjigjja ishte negative asaj iu ishte refuzuar ankesa e datës 2 maj, si e pa bazuar.

Sipas komisionit vlerësues Fahrije Osmani nuk i kishte plotësuar kriteret edhe pse në karrocë e në pamundësi për të lëvizur pa ndihmën e një personi mbështetës.

Pra sipas komisionit edhe nëse nuk mund të lëvizësh nuk të duhet një person  kujdestar.

Bazuar në vendimin se kësaj zonje iu ishte njohur statusi i përhershëm i kategorisë paraplegjik dhe tetraplegjik, pra ajo ka humbur aftësinë për të lëvizur, siç edhe nënkuptojnë këto terme.

Ne kërkuam të marrim përgjigje nga Ministria e Financave lidhur me numrin e ndarë të pensioneve shëndetësore të ndara ndërvite por as për këto statistika nuk morëm përgjigje.