Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke komentuar dënimin e Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, ka thënë se ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës dhe jo një aktgjykim ndaj UÇK-së.
Rohde ka shkruar në Twitter se ai gjykim është i rëndësishëm pasi forcon shtetin e së drejtës.
“Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat”.
Përndryshe, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. /TV Arbëria