Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përparim Rama mbështet protestën e veteranëve në Shkup: Prishtina është me ju

Përparim Rama mbështet protestën e veteranëve në Shkup: Prishtina është me ju

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhënë mbështetje protestës së thirrur për 13 dhjetor në Shkup nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Rama tha se kjo protestë në Shkup vjen pas Prishtinës dhe Tiranës, ku do të ngrihet zëri për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull”.

“Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare”, shkroi Rama.