Tre persona të dyshuar për pengmarrje në qytetin e Vlorës, janë shoqëruar nga policia.
Tre të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.
Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro.
Ata janë Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj, ndërsa shqiptari i Kosovës është Fisnik Xhaka.