Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hykmete Bajrami: Kurti është në panik, sepse kurrë më nuk do të jetë Kryeministër

Hykmete Bajrami: Kurti është në panik, sepse kurrë më nuk do të jetë Kryeministër

Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për gënjeshtra lidhur me gjendjen e ekonomisë, diplomacisë, arsimit dhe shëndetësisë.

Ajo kritikoi qëndrimet e Kurtit për sektorin e energjisë, duke përmendur importet e larta dhe monopolin rajonal në kapacitetet transportuese.

Bajrami e akuzoi Kurtin se ka mbrojtur persona të përfshirë në skandale, ndërsa ka sulmuar drejtësinë.

Sipas saj, Kurti po përjeton fundin politik pas 9 shkurtit dhe nuk do të rikthehet më si kryeministër.