Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasadori britanik te Rama për t’ia uruar mandatin: Ia paraqita planet për lidhjen e bizneseve britanike me ato kosovare

Ambasadori britanik te Rama për t’ia uruar mandatin: Ia paraqita planet për lidhjen e bizneseve britanike me ato kosovare

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkuar në zyrën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, sot në mëngjes për ta uruar për nisjen e mandatit të dytë

Ai tha se folën për planet e Ramës për kryeqytetin, Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Prishtinë.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe diskutuam planet e tij për komunën. Ne folëm edhe për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë”.

Po ashtu, ambasadori britanik tha se ia ka paraqitur planet e Ambasadës për të ndërlidhur bizneset britanike dhe kosovare në sektorin e teknologjisë.