Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasadori francez Guerot kritikon vendimin e KQZ-së për moscertifikim e Listës Serbe: Zhgënjyes dhe i diskutueshëm

Ambasadori francez Guerot kritikon vendimin e KQZ-së për moscertifikim e Listës Serbe: Zhgënjyes dhe i diskutueshëm

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas moscertifikimit të kandidatëve për deputet nga Lista Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Përmes një postimi në platformën “X”, ai e ka cilësuar këtë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si zhgënjyes dhe të diskutueshëm.

Guerot theksoi se veprime të tilla nuk i kontribuojnë procesit zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Vendimi i marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme është zhgënjyes dhe i diskutueshëm. Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasadori francez.