Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, një ditë pas prezantimit të programit qeverisës me sloganin “Bashkë. Përpara”, ka deklaruar se prioritet i subjektit të tij është rikthimi i stabilitetit në vend.
Hamza tha se angazhimi i tij dhe i ekipit të PDK-së do të jetë krijimi i kushteve më të mira për qytetarët dhe forcimi i unitetit shoqëror.
“Ky është fillimi i një misioni për ta rikthyer stabilitetin, për ta bashkuar shoqërinë dhe për t’i dhënë çdo familjeje në Kosovë një mundësi për jetë ma të mirë,” u shpreh ai.