Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bedri Hamza e zbulon në konventë sloganin e fushatës: Bashkë – Përpara

Bedri Hamza e zbulon në konventë sloganin e fushatës: Bashkë – Përpara

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zbuluar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hamza, në një postim në Facebook, është shprehur se fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton.

“Bashkë. Përpara. Ky është slogani ynë dhe zotimi ynë. Fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton. Kur jemi bashkë, Kosova ecën përpara. #PDK130”, ka njoftuar Hamza.