Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > S’ka rrogë të 13 për punonjësit e shtetit, Murati thotë se ishte publikimi i sotëm ishte lajm i rremë

S’ka rrogë të 13 për punonjësit e shtetit, Murati thotë se ishte publikimi i sotëm ishte lajm i rremë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se lajmi i publikuar sot se Qeveria Kurti planifikon që të jap rrogën e 13-të për sektorin publik para zgjedhjeve, është gënjeshtër.

Murati tha se paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026, por se këtë ligj nuk e votuan partitë e tjera.

“Por siç e dinë të gjithë, ligjin e buxhetit për vitin 2026 nuk e votuan PDK/LDK/AAK-Nisma.

Është për keqardhje që në mungesë të një programi të mirëfilltë, krejt çka u ka mbetur opozitës dhe portaleve të tyre, janë rrenat e vazhdueshme, me shpresën se diçka mbetet, dhe kësisoj gjenerojnë pakënaqësi ndaj qeverisë”,deklaroi Murati.

Madje ai tha se për çfarëdo lajmi a vendimi, Qeveria çdoherë i ka njoftuar qytetarët në mënyrë transparente.

“Prandaj nëse shihni çfarëdo njoftimi që ka të bëjë me Qeverinë, mos u besoni pa e verifikuar fillimisht nëse diçka e tillë është thënë nga kanalet zyrtare të Qeverisë”.