Një person ka humbur jetën dje rreth orës 10:40 në fshatin Graboc të Pejës, pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash gjatë punimeve në një shtëpi.
Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.