Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Doktori i njohur, Bujar Gashi zyrtarisht është kandidat për deputet

Doktori i njohur, Bujar Gashi zyrtarisht është kandidat për deputet

Doktori i njohur, Bujar Gashi, zyrtarisht është kandidat për deputet, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndonëse sot u betua si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, “Doku” synon që misionin e tij për shërbim të qytetarëve ta vazhdojë edhe nga ulësja e deputetit, shkruan IndeksOnline.

Në zgjedhjet lokale, Gashi siguroi mandatin e asamblistit, pasi qytetarët e kryeqytetit e zgjodhën si asamblistin më të votuar. Ai grumbulloi gjithsej 1316 vota nga këto zgjedhje.

Tani, synimi është Kuvendi i Republikës, që legjislaturën e re e zgjedh më 28 dhjetor.

Në listën e LDK-së, Gashhi bart numrin 100.