Një aeroplan ushtarak gjerman, i nisur nga Berlini, nuk ka arritur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas të dhënave të publikuara nga platforma që gjurmon fluturimet, Flightradar24, mjeti ajror ushtarak është ngritur në fluturim rreth orës 08:40 të mëngjesit dhe ka vazhduar të qëndrojë në hapësirën ajrore për afro shtatë orë.
Nga pamjet e disponueshme në platformë shihet se pas disa tentimeve për t’iu afruar Prishtinës, aeroplani ka devijuar kursin dhe ka vazhduar fluturimin në drejtim të Shkupit, ku edhe dyshohet se është ulur.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e devijimit të fluturimit.