Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në votim morën pjesë 37 asamblistë, ku pro tij votuan 31, 4 votuan kundër dhe 2 të tjerë abstenuan.

Kështu, Kupina ulet sërish në karrigen kryesore të Asamblesë së kryeqytetit pasi që këtë mekanizëm goxha të rëndësishëm të Prishtinës e udhëhoqi edhe mandatin e kaluar.

Në votim nuk morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.