Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kandidimi i Kryeziut për deputet nga radhët e PDK-së/ Afrim Kasolli e uron: Do të doja që Qëndrimi të mos ndryshonte asgjë nga ajo që e njohim ne. I panënshtruar

Kandidimi i Kryeziut për deputet nga radhët e PDK-së/ Afrim Kasolli e uron: Do të doja që Qëndrimi të mos ndryshonte asgjë nga ajo që e njohim ne. I panënshtruar

Analisti Afrim Kasolli në ARB Debat me Rid Berisha ka folur për publikimin e listave të partive politike për zgjehdjet e 28 dhjetorit.

Kasolli flet edhe për kandidimin e Qëndrim Kryeziut për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke e uruar atë dhe duke theksuar integritetin e tij profesional gjatë viteve të bashkëpunimit në media.

Kasolli tha se Kryeziu ka dëshmuar pavarësi të plotë në raport me agjendat politike, duke shtuar se ai nuk ka tentuar kurrë të ndikojë në përmbajtjen editoriale.

Ai gjithashtu vlerësoi fokusin e PDK-së në çështjet ekonomike, duke theksuar se temat si rryma, inflacioni dhe rritja e çmimeve kanë rënduar jetën e qytetarëve dhe kanë krijuar, siç u shpreh ai, “një depresion kolektiv”.

Kasolli: Përgjatë dy viteve bashkëpunim në medium, asnjëherë nuk më ka kërkuar të ndjek agjenda të caktuara politike.

“Për gjatë dy viteve bashkëpunim në medium, asnjëherë nuk më ka kërkuar të ndjek agjenda të caktuara politike. Ajo që më ka bërë përshtypje gjatë këtyre dy viteve bashkëpunimi me të është se kurrë ky njeri nuk ka ardhur për të kërkuar që të ndjekim agjenda të caktuara politike në medium. Ajo që do të doja nga Qëndrimi, nëse bëhet deputet, është të mos e ndryshojë këtë cilësi.”

Kasolli: Fokusi i PDK-së në temën e ekonomisë është i qëlluar – inflacioni, rryma dhe rritja e çmimeve e kanë rënduar tej mase jetën e qytetarëve.

“Fokusimi i Partisë Demokratike të Kosovës për ta mbajtur gjallë temën e ekonomisë është i qëlluar. Unë besoj që ky subjekt politik duhet të artikulojë sa më shumë argumente në funksion të përmirësimit të jetës ekonomike, sepse duke filluar nga çështja e rrymës e deri te inflacioni e rritja e çmimeve të jetesës, të gjitha këto e kanë rënduar tej mase jetën e qytetarëve dhe kanë krijuar një depresion kolektiv”