Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas renditjes së Kosovës ë vendin e 99 për liri të mediave.
Ajo ka përmendur sulmet e fushata kundër mediave nga partia në pushtet.
“Kemi qenë dëshmitarë të fushatave linçuese e të sinkronizuara kundër mediave dhe gazetarëve; përpjekjeve për frikësim e presion; kërcënimeve që jo rrallë kanë përfunduar edhe në dhunë.” – ka shkruar ajo.
Postimi:
Liria ose është e plotë, në çdo dimension, ose nuk ka liri fare.
Nuk mund të ketë liri politike pa fjalë të lirë. Pa media të lira.
Kemi qenë dëshmitarë të fushatave linçuese e të sinkronizuara kundër mediave dhe gazetarëve; përpjekjeve për frikësim e presion; kërcënimeve që jo rrallë kanë përfunduar edhe në dhunë.
Por kësaj mendësie që ka mbjellë farën e dyshimit, sharjes dhe mohimit, po i vjen fundi.
Mediat e lira dhe gazetarët kanë mbajtur gjallë pluralizmin dhe demokracinë.
Kanë ekspozuar padrejtësitë, skandalet dhe abuzimet.
Të palëkundur dhe të pafrikësuar.