Aktori shqiptar, Çun Lajçi dhe bashkëshortja e tij raportohet të kenë qenë viktima të dhunës nga djali i tyre.
Të paktën kështu shkruan Sinjali, që duke u thirrur në burimet e veta, thotë se vet aktori ka denoncuar në polici djalin e tyre.
Sipas mediumit respektiv, i dyshuari L.L., përveç kanosjes, ka demoluar disa gjëra në banesën e tyre e më pas ka therur veten me thikë, ku si pasojë ka pësuar lëndime.
Policia me të intervenuar në vendngjarje, palët janë ftuar në stacion policor, aty ku edhe kanë treguar se si ka rrjedhur ngjarja.
Në anën tjetër, mësohet se thika e përdorur nga i dyshuari, është konfiskuar nga zyrtarët policorë.
Personi i apostrofuar është i pafajshëm, përderisa mos të dëshmohet e kundërta me vendim të plotfuqishëm të organeve të drejtësisë./TV Malisheva