Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LDK-së i paska buzëqesh fati me numrin që i paska ra

LDK-së i paska buzëqesh fati me numrin që i paska ra

Shkruan: Shenoll Muharremi

LDK-së i paska buzëqesh fati me numrin që i paska ra. Nuk ka numër më të pështatshëm dhe lehtë me u mbajtë në mend sesa 123. Kjo parti ka pas fat edhe me disa ndryshime tjera që kanë ndodhur në skenën politike periudhën e fundit. Te shohim deri kur do të i buzëqesh fati dhe si do të dal në këto zgjedhje.

E gjithashtu nëse marrim si indikator numrin e të regjistruarve nga diaspora (rënie rreth -30% nga 9 shkurti), atëherë pjesëmarrja mundet me qenë më e ulët e në nivelin 700k-800k (me atë indikator).

Në këtë skenar, të gjitha partitë do të kenë sfiduese me mirëmbajtë nivelin të votave të fituara me 9 shkurtit (sidomos LVV).

Në skenarin me pjesëmarrje më të ulët sesa 9 shkurti, ato parti e mirëmbajtnë dhe e tejkalojnë rezultatin e 9 shkurtit do të mund të konsiderohen se kanë pasur sukses dhe rezultat të mirë në zgjedhje. Ndoshta LDK është më së miri nga tri partitë e pozicionuar me pas zgjedhje të mira me 28 dhjetor dhe me fitu përtej numrit të votave që i ka fituar në zgjedhjet e shkurtit.