Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar në rrjetin social facebook pas vendimit të Gjykatës Speciale, për Salih Mustafën, ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin kjo gjykatë e dënoi me 26 vjet burg krime lufte.
Ai tha se është e ditur që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme, duke i dhënë fund pushtimit barbar serb dhe për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë nga gjenocidi serb.
“Është e ditur botërisht që lufta e UÇK-së ka qenë e drejt, e pastër dhe e pashmangshme, duke i dhënë fund pushtimit barbar serb dhe për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë nga gjenocidi serb”, theksoi ai.
Hoxhaj theksoi se ndjehet tejet i tronditur nga ky vendim, siç e quan ai drakonik.
“Kur Serbia sot dhe çdo ditë po kërcënon ekzistencën e shtetit të Kosovës, sot jam tejet i tronditur nga vendimi drakonik i Gjykatës në Hagë për Salih Mustafën”, shtoi ai
Ai vazhdoi duke thënë se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Askush nuk mund ta shembë themelin e lirisë sonë, që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Hoxhaj. /TV Arbëria