Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

Një fëmijë dyvjeçar shqiptar humbi jetën pas sulmit nga një qen i racës Pitbull në ishullin Zakinthos në Greqi.

Fëmija po luante në oborrin e shtëpisë kur u sulmua papritur nga qeni, duke pësuar lëndime të rënda.

Dyvjeçari u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakinthos pa ndjenja, por mjekët nuk mund ta shpëtojnë, transmetojnë mediat greke.

Hetimet për rrethanat në të cilat ndodhi incidenti tragik janë duke vazhduar. /Kosovapress