Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë afër qytetit Lion të Francës, kanë thënë autoritetet lokale. Sipas tyre zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin.
Katër persona janë në gjendje kritike dhe 10 persona është raportuar se kanë plagë lehta. Zjarri është shuar nga 170 zjarrfikës, të cilët kanë qenë në skenën e incidentit prej orës 03:00 të mëngjesit.
Olivier Klein, ministër i deleguar për rajonin Borne, ka thënë se raporti fillestar është “rrëqethës”. Ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin, ka thënë se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe i ka falënderuar zjarrfikësit që kanë shpëtuar njerëzit “në kushte jashtëzakonisht të vështira”.
Ai ka thënë se fëmijët që kanë vdekur kanë qenë të moshave nga tre deri në 15 vjeç. Darmanin ka thënë se hetimet lidhur me shkaqet e zjarrit do të bëhen publike më vonë gjatë së premtes./REL