Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sonte në ARB Debat: Enver Hoxhaj diskuton zhvillimet politike dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sonte në ARB Debat: Enver Hoxhaj diskuton zhvillimet politike dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sonte, nga ora 20:30, Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria.

Ai do të komentojë zhvillimet e fundit politike në vend, duke analizuar rolin e kryeministrit në largim, Albin Kurti, dhe duke dhënë mesazhin e tij për zgjedhjet vendimtare të 28 dhjetorit.

Hoxhaj do të flasë për rëndësinë e zgjedhjeve të këtij viti, për sfidat e institucioneve të Kosovës dhe për prioritetet e PDK-së në rritjen e sigurisë dhe përforcimin e shtetit të së drejtës. Ky debat është një mundësi e rëndësishme për të dëgjuar qëndrimet dhe planet e partisë kryesore opozitare para zgjedhjeve. Mos e humbisni!