Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Caktohet data e gjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë

Caktohet data e gjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë

24 shkurti është caktuar si datë për fillimin e gjykimit ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzën për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara bëhet me dije se vendimi është marrë dje nga gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnel . Të akuzuar tjerë në këtë rast janë Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Sipas urdhrit, paraqitja kryesore e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ku pritet të thirren tre dëshmitarë, do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars 2026.

“Më 4 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm caktoi datën për fillimin e gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për të martën, 24 shkurt 2026. Sipas urdhrit, paraqitja kryesore e provave nga ZPS-ja, ku pritet të thirren tre dëshmitarë, do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars 2026”, thuhet në njoftim.