Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti lajmërohet nga skaji tjetër i Kosovës derisa “Lista Serbe”po e merr pushtetin në Veri, bashkë me Çekun vizitojnë Dragashin

Kurti lajmërohet nga skaji tjetër i Kosovës derisa “Lista Serbe”po e merr pushtetin në Veri, bashkë me Çekun vizitojnë Dragashin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar sot nga një vizitë që ka zhvilluar në Komunën e Dragashit. Kurti ndodhet atje bashkë me ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çekun.

Kjo vizitë e Kurtit në qytetin e vogël të Dragashit ndodh derisa në katër komunat e Veriut po mbahen seancat inauguruese ky kryetarët e Listës Serbe po marrin detyrat e kryetarëve.

Kurti përgjatë kësaj vizite ka folur për një investim 1 milionësh për Qendrën Multifunksionale.

“Afër 1 milion euro investim për Qendrën Multifunksionale në Sharr. Bashkë me ministrin Çeku vizituam punimet që kanë nisur në fund të muajit tetor dhe që pritet të përfundojnë brenda dy vitesh. Projekti është hartuar nga komuna, financimin po e bën qeveria. Punime të mbara dhe të shpejta, që banorët e Sharrit ta gëzojnë sa më parë këtë qendër që i ka munguar aq shumë”, ka shkruar Kurti.