Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda e ka lënë të hapur ende mundësinë e një bashkëpunimi mes PDK-së dhe Nismës së Fatmir Limajt.
Ai ka thënë se përderisa afati ende është i hapur për dorëzim të listës mund të ketë diskutime, por siç ka thënë ai nuk e di nëse do të ketë bashkëpunim dhe së për këtë ai ka thënë se është përgjegjësi e kryetarit të partisë.
Ndryshe, gjatë ditës anëtarja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka thënë se një bashkëpunim mes PDK dhe Nismës nuk do të ndodhë.
Gruda duke folur për situatën në Drenas dhe Ramiz Lladrovcin ka thënë se është çështje e mbyllur.
Ai ka thënë se PDK ka gjasa të mëdha të jetë fituese e zgjedhjeve.
“Më 9 shkurt VV-ja ka pas rënie prej 9% dhe ne jemi rritur për 5 deputetë. VV do të ketë rënie edhe më të madhe, dhe gjasat për me fitua PDK-ja, janë të mëdha sepse ka plot grupe që janë bashkuar dhe njerëz të rinj që kanë ardhur. Dhe këto 9 muaj bllokadë, qytetarët e Kosovës nuk do t’ia falin LVV-së”, u shpreh Gruda
Ai tha se PDK synon me i fituar zgjedhjet dhe me formuar qeverinë me partitë opozitare.