Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > BE në Kosovë shpreh keqardhje për sulmin e Kurteshit ndaj AGK-së

BE në Kosovë shpreh keqardhje për sulmin e Kurteshit ndaj AGK-së

Bashkimi Evropian në Kosovë, ka shprehur keqardhje për sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili e cilësoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) si një “aleancë të grupeve kriminale”, dhe bën thirrje që praktika të tilla të marrin fund.

“Liria e mediave duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike do të vazhdojë ta mbështesë  në zhvillimin e saj”, thuhet në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.