Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka folur ndaj vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për moscertifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar këtë veprim si tejkalim të kompetencave ligjore.
Brahimaj tha se nëse Vetëvendosja ka pasur prova apo vullnet politik, ka pasur në dispozicion të gjithë aparatin shtetëror për të ndërmarrë masa ligjore ndaj Listës Serbe, por jo t’ia delegojë këtë rol KQZ-së.
“VV e ka pasur gjithë aparatin shtetëror me e shpallë Listën Serbe terroriste ose me dërgu në gjyq”, deklaroi ai për frontonline.
Sipas Brahimajt, KQZ-ja nuk ka mandat të vendosë mbi natyrën apo karakterin e një partie politike, por vetëm të verifikojë dokumentacionin teknik për pjesëmarrje në zgjedhje.
“KQZ nuk është gjykatë me vendos kush është ashtu e kush kështu, ajo e ka për detyrë vetëm a i plotëson dokumentet”, shtoi ai.