Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke hedhur dyshime mbi deklaratat e pushtetarëve se qytetarët e Kosovës “kurrë më shumë para se tash nuk kanë pasur”.
Sipas Ramadanit, kjo deklaratë është e pasaktë dhe tregon se pushtetarët jetojnë në komoditet të pushtetit, duke u pasuruar vetë, ndërsa qytetarët e thjeshtë nuk kanë përfituar nga kjo situatë.
Postimi i plotë:
Pushtetarët janë pasuruar, jo qytetarët!
“Qytetarët e Kosovës kurrë më shumë para se tash nuk kanë pasur”.
Kjo qasje e pushtetarëve të VV-së jo vetëm që është e pasaktë, por është tregues i qartë se këta jetojnë në komoditet të pushtetit.
Janë pasuruar vet! Jo qytetarët!