Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > SHBA akuzon LVV-në për qasje përçarëse dhe vizion të ngushtë

SHBA akuzon LVV-në për qasje përçarëse dhe vizion të ngushtë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka vlerësuar se përpjeka e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje brenda Komisionit Qendror Zgjedhor për ta mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit është tentim “përçarës” dhe i “ngushtë si vizion”.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike”.

Veprime të tilla, sipas SHBA-së, minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe kosovare.