Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, në ARB Debat me Rid Berisha ka folur për aktualitetin në Kosovë.
“Problemet në veri”, Kajtazi: Ekziston ligji për mosnjohjen e simboleve, gjë që VV e ka bërë në vazhdimësi derisa erdhi në pushtet.
Ai ka folur për ngatërresat e fundit në veri të vendit dhe ndërrimin e mandateve atje mes kryetarëve shqiptarë dhe kryetarëve të zgjedhur serb. Ai thekson se e rëndësishme është që këta kryetar të vendosen në mënyrë demokratike.
Tutje, në lidhje me mosnjohjen e simboleve të Kosovës, nga këta kryetar thotë se me këtë duhet të merren organet e drejtësisë, sepse është ligji për mosnjohjen e simboleve.
“Duhet që shteti, i njoftojnë si i njoftojnë ata simbolet tona shtetërore, duhet që organet tona hetimore të kenë prova materiale që çdo dalje jashtë ligjit ta procedojë në mënyrë ligjore. Ekziston edhe ligji për mosnjohjen e simboleve tona kombëtare. Gjë që Vetëvendosja e ka bërë në vazhdimësi derisa ka ardh në pushtet.”
“E rëndësishme është që ata të vendosen në mënyrë demokratike, Kosova të demonstrojë se është një vend që e respekton demokracinë.”
Kajtazi: Serbët do të gjejnë pretekst për t’u larguar nga institucionet – dëshirë elektorale e Vuçiqit
“Sipas informacioneve që kam, serbët do të gjejnë pretekst për t’u largu nga institucionet. Është dëshirë elektorale e Vuçiqit, si duket edhe në Kosovë i konvenon dikujt që problemi atje të jetë pezull.”
“Pjesa më e madhe e politikanëve tek ne mbijetojnë mbi kriza politike.”
Kajtazi: Nuk jemi faktor që prodhojmë siguri e as që shkaktojmë pasiguri – sigurinë në Kosovë e garanton NATO, këto të tjerat përralla politike
Eksperti i sigurisë deklaron se garantuesi i vetëm i sigurisë në Kosovë është NATO, dhe thotë se deklaratat e krerëve të Kosovës në lidhje me këtë temë janë prralla politike.
“Ne nuk jemi faktor që prodhojmë siguri as që shkaktojmë pasiguri, për arsye se jemi të izoluar, jemi pak në numër, mezi krijojmë një buxhet 3 miliard euro. Edhe nëse e gjithë Kosova ndizet ajo flakë nuk kalon përtej kufijve tanë.”
“Ata që në Kosovë e përdorin shumë këtë kartë, duke fillu prej presidentes e cila është komandante supreme, është një injorancë e cila fatkeqësisht ka ende treg në Kosovë. Mirëpo detyra me të cilën ta duhet të merren është sesi ne ta përballojmë muajin, sesi qytetari i Kosovës me pagën që e merr mund ta kalojë muajin në mënyrë të dinjitetshme; këtë nuk e kanë bë, këtë detyrë e kanë pas, por nuk e kanë bë. Këto tjerat janë prralla politike të cilat janë për konsum. Sepse sigurinë në Kosovë e garanton NATO. Sikur mos të jetë NATO në Kosovë, ne përfundojmë shumë shpejt.”. /TV Arbëria