Bashkëpunëtor me Serbinë, Kajtazi: Dëshmitë e vetme i kemi Kusari-Lila dhe Martin Berishaj, u kapën në flagrancë
Kajtazi deklaron se deklaratat e krerëve të Vetëvendosjes drejtuar disa figurave politike në vend, thotë se janë të pabaza, dhe se dëshmitë e vetme që i kemi, janë ato të Mimoza Kusari-Lilës dhe Martin Berishajt.
“Të tjerët mund të jenë krejt me Serbinë, por dëshmi nuk kemi. E vetmja dëshmi deri tani është Mimoza Kusari-Lila, e cila është kapur në flagrancë duke komunikuar me Radoiçiqin. Dëshmia tjetër është ambasadori Martin Berishaj, i cili është kapur në flagrancë duke marrë para nga Serbia. Duhet të merret drejtësia me ta.
Është fjalor banal që përdoret për poena politikë”
Kajtazi emocionohet gjatë rrëfimit: “As Adriana, as Mihali nuk e kanë përjetuar me ardhë policia serbe në shtëpi me i thënë nanës: ‘Ku e ke djalin? Nëse nuk na e dorëzon, kemi me ardhë natën me të dhunu’”
Kajtazi, duke komentuar deklaratat e pjesëtarëve të Vetëvendosjes në lidhje me “bashkëpunimin me Serbinë”, emocionohet duke treguar një histori që familja e tij kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.
“As Adriana, as Mihali nuk e kanë përjetuar momentin me ardh policia serbe në shtëpi e me i thënë nanës: ‘Ku e ke djalin? Nëse nuk na e dorëzon, kena me ardhë natën me të dhunu.’ Nënat e tyre nuk e kanë përjetuar këtë moment, prandaj flasin çfarë t’u vijë në gojë.”
“Nëna ime këtë ma ka tregu pas luftës, nuk ma ka tregu në kohën kur ka ndodhur. Sa herë që ka ardhë policia serbe, këtë mesazh ia kanë lënë,” tregon tutje Kajtazi.
“Edhe tani ti përjeton fyerje nga më të ndryshmet. Mua më shkruajnë ‘je agjent i UDB-së’, ndërkohë që jam personi i parë në Kosovë që shteti më ka shkolluar që ta luftoj UDB-në dhe KOS-in,” thekson Kajtazi në ARB Debat.