Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rikthimi i emrave të shquar: Aderimet dhe lëvizjet që po shkundin skenën politike në Kosovë

Rikthimi i emrave të shquar: Aderimet dhe lëvizjet që po shkundin skenën politike në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike kosovare po përjeton ndryshime të rëndësishme. Agim Çeku, ish-kryeministri dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të jetë një nga emrat kryesorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Disa anëtarë të AAK-së e kanë konfirmuar tashmë se Çeku do të garojë për deputet, duke shtuar pesha dhe influencën e partisë në këtë garë të ngarkuar. Por nuk është vetëm AAK-ja që po përjeton lëvizje.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka prezantuar disa aderime të rëndësishme, përfshirë Gëzim Hazrollin, ish-komandant të Forcës së Sigurisë dhe veteran të Ushtrisë Çlirimtare, si dhe Gëzim Kasapollin, ish-ambasador të Kosovës në Kroaci. Abdixhiku theksoi se këto aderime janë pjesë e një lëvizjeje për t’i kthyer politikanët profesionalë dhe të përgjegjshëm në qendër të skenës politike.

Po ashtu, në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar aderimin e Gëzim Qerimit, një akademik i njohur dhe ekspert i sigurisë, si dhe të Adriatik Berishës, një hematolog me vlera të forta atdhetare dhe një figurë e respektuar në fushën e shëndetësisë.

Ky riformatim i skenës politike, me aderimet e emrave të njohur dhe rikthimin e Çekut në AAK, ka shtuar një tension të madh në fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Partitë politike po intensifikojnë përgatitjet dhe fushatat në një atmosferë politike të ngarkuar dhe të pasigurtë, ndërsa qytetarët po presin lista përfundimtare dhe angazhime konkrete. /TVArbëria