Ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bilek, e ka konsideruar historike ditën e sotme për shakak të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai ka përmendur edhe liberalizmin e vizave për të cilin ka thënë se po afrohet për qytetarët e Kosovës.
Bilek: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, sot është ditë historike
“Dje ka pasur një takim të rëndësishëm ndërmjet Këshillit të Komisionit të BE-së dhe Parlamentit të BE-së dhe ka qenë e mundur të kemi një marrëveshje të përbashkët sa i përket këtyre institucioneve që nënkupton se liberalizmi i vizave është përafruar. Dhe sot pak a shumë është një ditë historike për Kosovën për shkak se kryeministri juaj në Pragë po aplikon për anëtarësimin e Kosovës në BE, kjo është një ditë historike për Kosovën”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga KDI ku u diskutua rreth ligjit për financimin e partive politike.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qëndruar në Pragë të Republikës Çeke, e cila aktualisht kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, dhe zyrtarisht e ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Ndërsa dje, ky aplikim është nënshkruar nga krerët e institucioneve të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe si kryeministri Albin Kurti.
Ky është hapi i parë zyrtar i Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian. /TV Arbëria