Gazetari Jusuf Bytyqi, i ftuar në emisionin “N’Pult”, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës, duke theksuar se nuk sheh ndonjë fuqi të re politike që mund të ndryshojë dinamiken e partive kryesore. Sipas Bytyqit, përjashto Lëvizjen Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativën, ai nuk i llogarit si forca politike relevante partitë e tjera.
“Përjashto Lëvizjen Vetëvendosje e cila po ashtu Guxo dhe Alternativën që i konsideron ato parti, nuk i llogaris ndonjë fuqi politike që kanë ato tashmë, po thuajse ato janë të shkrija aty“, tha ai.
Bytyqi gjithashtu ka komentuar koalicionet e mundshme dhe ka theksuar se për momentin, vetëm Partia Shqiptare Demokratike duket si një forcë relevante në politikën kosovare.
“Aty pash koalicion vetëm Partinë Shqiptare Demokratike, edhe ajo supozoj, besoj dhe jam i bindur që kjo ka mbetë si një degë e partisë demokristiane të Kosovës,” theksoi ai.
Ai gjithashtu e cilësoi këtë parti si një entitet tradicional që ka qenë më shumë i lidhur me të djathtën, duke pasur marrëdhënie të ngushta me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Pra, me qeli më duket në Gjakovë, sepse ai gjithmonë ka qenë me të djathtën, pra në koalicion kryesisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës ose me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”.
Bytyqi komentoi gjithashtu zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se ndarjet e bëra nga ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të sjellin ndryshime të mëdha në këto parti.
“Në partitë tjera ish-opozitare, në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës përjashto ato dy apo tri grupime që kanë përbërë atë parti, Listën për Familje apo subjekt që e kanë quajtur kryesisht nga ata që e kanë braktisur Lëvizjen Vetëvendosje“, shtoi ai.
“Eman Rrahmani, këta duket se janë ndarë në dy grupe, një pjesë ka shkuar me LDK-në, Ferit Agani si parti e drejtësisë, ndërsa këta që janë shkëputur nga Vetëvendosja kanë shkuar në PDK“, tha ai, duke theksuar se ndarjet e tilla zakonisht nuk sjellin ndonjë freskim të mëtejshëm.
Ai gjithashtu u shpreh pesimist në lidhje me mundësinë e një “freskimi” të brendshëm në këto parti.
“Po zakonisht tek partitë shqiptare ata që shkëputen, pothuajse nuk arrijnë as vetë, as në ndonjë parti që mund të shkojnë të sjellin ndonjë freski. Dhe sipas meje, unë nuk llogaris se do të ketë ndonjë freskim i radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës ose të LDK-së, madje madje as të AAK-së“, përfundoi Bytyqi.
Një tjetër koment i Bytyqit ishte edhe për rikthimin e Agim Çekut në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se kjo nuk do të ndryshojë ndjeshëm situatën.
“Një lloj riciklimi, sado që janë figura që kanë pasur pozita të larta edhe kryeministër, si Agimi, nuk shoh ndonjë brum i cili mundet me ngjallë edhe me tejkalu rrezikun që i kanoset edhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës“, tha ai.
Bytyqi e përfundoi komentimin e tij duke theksuar se skena politike e Kosovës po mbetet e ngërthyer në një rreth të mbyllur, ku figura të njohura dhe të njëjta vazhdojnë të dominojnë, pa pasur ndonjë shenjë të ndryshimeve të vërteta.