Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konjufca “qorton” deputeten Fitore Pacolli: Çka je duke bërë

Konjufca “qorton” deputeten Fitore Pacolli: Çka je duke bërë

Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, pas ndërprerjes në gjysmë të shqyrtimit për buxhetin për vitin 2023.

Në seancën e jashtëzakonshme për këtë projektligj u ngritën disa paqartësi, gjatë fjalës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila kërkoi rregullimin e disa gabimeve teknike të projektligjit.

Por gjatë fjalës së saj, ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i kërkoi llogari se çka është duke bërë.

Konjfuca: Zonja Pacolli a po i shpjegoni amendamentet a qysh është puna, çka je duke bërë

“Zonja Pacolli a po i shpjegoni amendamentet a qysh është puna. Çka je t’u bërë”, tha ai.

Mirëpo, deputetja Pacolli i sugjeroi kryeparlamentarit të jetë i vëmendshëm, pasi po të ishte i tillë do të kuptonte.

Pacolli: Jo kryetar sikur të kisha vëmendjen do ta kuptonit

“Jo kryetar sikur të kisha vëmendjen do të kuptonit”, tha ajo.

Megjithatë, Konjufca insistoi më versionin e tij, duke kërkuar sqarime nëse prezantimet që po i bën deputetja Pacolli janë ndryshime të tanishme.

Konjufca: A janë ndryshime të tanishme apo që kanë ndodhur deri tani

“Jo, Jo, nëse janë prezantime të ndryshimeve tash për tash që po i bëni apo i shpjegoni ndryshimet që kanë ndodhur deri tani. Njëra është”, tha Konjufca.

Në anën tjetër, deputetja Pacolli sqaroi se ajo po lexonte ndryshimet teknike të Projektligjit, pasi janë gjetur gabime teknike nga Administrata e Kuvendit.

Pacolli: Administrata e Kuvendit ka gjetur gabime teknike

“Jo unë po tregoj se në ditën e fundit, kur administrata ka trajtuar plotësisht projektligjin ka gjetur disa gabime teknike dhe këto po i prezantoj këtu”, tha ajo. 

/TV Arbëria

Powered by WordPress