Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, thotë se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka kaluar 11 mijë deri në fund të tetorit dhe pritet të tejkalojë 13 mijë deri në fund të vitit, duke shënuar një rekord të të gjitha kohërave.
Ai theksoi se kjo tregon shëndetin e mirë dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.