Ish-diplomatja Edita Tahiri ka deklaruar se Kosova gjendet para ndryshimeve të rëndësishme dhe se vendit i nevojitet një shtet funksional që të dalë nga bllokada, izolimi dhe të rrisë mirëqenien e qytetarëve.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që, pavarësisht atmosferës festive para Vitit të Ri, të fokusohen te rëndësia e zgjedhjeve, duke theksuar mesazhin: “Së pari Kosova, pastaj Viti i Ri.”