Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pas kritikave, Komuna e Tetovës shpall 1 dhjetorin si ditë zie për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi

Pas kritikave, Komuna e Tetovës shpall 1 dhjetorin si ditë zie për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi

Komuna e Tetovës, që drejtohet nga Bilall Kasami, ka vendosur që datën 1 dhjetor 2025 ta shpall ditë zie në nderim të këngëtarit Shpat Kasapi i cili ka ndërruar jetë në Itali dhe sot është varrosur në vendlindjen e tij në Tetovë.

Ky vendim i Komunës së Tetovës ka ardhur pas kritikave që janë bërë për mos caktimin e një dite zie pas vdekjes së këngëtarit.

“Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj!

Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare!

Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë artdashësve!”, thuhet në njoftimin e Komunës.