Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku thotë se VV-ja iu lut LDK-së që të bashkohen: Hajdeni ju lutem se ju jeni më të mirët

Abdixhiku thotë se VV-ja iu lut LDK-së që të bashkohen: Hajdeni ju lutem se ju jeni më të mirët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjashtë vitet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, kanë sjellë rezultate katastrofike për vendin.

Sipas tij, çmimet janë rritur dhe faturat e energjisë elektrike do të jenë edhe më të shtrenjta.

“Atje Vuk Hamoviqi po përfiton miliona pare të Kosovës prej importit të energjisë elektrike të cilën këta tentojnë me e fshehë. Edhe dje, edhe sot nga 300-400 mijë euro në ditë t’i fitojnë. Pra, ky është patriotizmi fals i tyre”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se fatin e Kosovës, nuk duhet t’ua lënë atyre që kanë për qëllim rrënimin e shtyllave identitare të shtetit.

Sipas Abdixhikut, populli, partitë tjera dhe elektoratet e tyre po presin nga LDK-ja.

“Populli pret prej LDK-së. Edhe partitë tjera janë duke pritë prej LDK-së. Nuk mbet parti në Kosovë që s’thotë po du me LDK-në. Krejt duan me LDK-në. Elektorati i tyre po thotë duam me LDK-në. Nëse po doni kaq shumë me LDK-në, votojeni LDK-në”, ka thënë ai.

Duke iu referuar Vetëvendosjes, ai ka thënë se sharjet dhe ofendimet i kanë për propagandë ndërkaq të vërtetën e kanë letrën e ofertës.

Ka thënë se e vërteta e tyre është “hajde bëhemi bashkë”.

“Neve na thonë po donë me kthy Serbinë në Kosovë. Kush po do me kthy Serbinë në Kosovë? Pra, për vitin 2025-2026 kjo është gjuha e tyre e vetme që u ka mbetur. Dhe si të përfundon kjo gjuhë e tyre në mbrëmje, ditën ta shtrojnë ofertën thonë hajde LDK-ja me u bë me neve bashkë, ju lutem se veç ju jeni më të mirët”, ka thënë ai.