Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamiti: Me Kurtin dhe Osmanin, ndryshimi ka ndodhur, por për të keq

Hamiti: Me Kurtin dhe Osmanin, ndryshimi ka ndodhur, por për të keq

Muhamet Hamiti, LDK, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duke thënë se gjysmën e kohës së mandatit të tyre Kosova ka qenë nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se marrëdhëniet me SHBA-të ndodhen në nivelin më të ulët ndonjëherë dhe se, për herë të parë, vendi po përballet me masa ndëshkuese nga aleatët e tij.

Hamiti u shpreh se Kosova është më larg integrimeve euro-atlantike sesa më parë, duke e quajtur qeverisjen aktuale një dështim të premtimit për “ndryshim”, i cili sipas tij ka rezultuar “ndryshim për të keq”.