Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidentja Osmani: 28 Nëntori është amanet i heronjve – çdo hap që hedhim është për më shumë bashkim e integrim

Presidentja Osmani: 28 Nëntori është amanet i heronjve – çdo hap që hedhim është për më shumë bashkim e integrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me një mesazh të veçantë për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke bërë të ditur se sot është bashkuar me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, nën simbolin e flamurit kombëtar për të shënuar këtë datë historike.

Në postimin e saj, Osmani theksoi rëndësinë e kësaj feste për mbarë kombin shqiptar.

“Presidenti Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi, për pavarësinë e Shqipërisë. Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit”.

Ajo kujtoi sakrificat e brezave që bënë të mundur lirinë dhe identitetin e shqiptarëve.

“28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim”.

Presidentja Osmani përmbylli mesazhin e saj me urimin për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

“Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni!”.