Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > 28 nëntori, Kryeziu: Sot e kena 582 vjetorin e çlirimit nga perandoria pushtuese osmane apo turke

28 nëntori, Kryeziu: Sot e kena 582 vjetorin e çlirimit nga perandoria pushtuese osmane apo turke

Biznesmeni Qendrim Kryeziu është shprehur me rastin e 28 Nëntorit, duke përkujtuar siç i ka quajtur ai “çlirimet historike të kombit shqiptar”.

Në deklaratën e tij, ai lidhi disa momente të rëndësishme të historisë shqiptare, duke përfshirë çlirimin nga Perandoria Osmane, shpalljen e Pavarësisë dhe paraqitjen e UÇK-së.

Kryeziu në reagimin e tij tha:

“Sot e kena 582 vjetorin e çlirimit nga perandoria pushtuese osmane apo turke. Edhe sot na e kena një festë që e festojmë çlirimin e 518 vjetorit, përveç asaj ne festojmë 1912, ku iu deshën më shumë se 5 shekuj për me u çliru edhe me u festu dita e kombit tonë, dita e 28 nëntorit tonë, po në të njejtën ditë nga Kruja në Vlorë dhe në vitin 97 pastaj ne patëm edhe daljen publike të UÇK-së”.

Ai uroi shqiptarët dhe veçanërisht ata që kontribuuan në luftërat çlirimtare.

“Gëzuar kjo ditë të gjithë çlirimtarëve që kontribuan për çlirimin e vendit, gëzuar edhe atyre që janë më krenar se ne, që dhanë bijtë e vet për çlirimin tonë.”

Në vijim të postimit, Kryeziu theksoi se familjet e dëshmorëve mbeten gjithmonë krenare.

“Familjarët e dëshmorëve sot janë edhe më krenarë se ne, familje ime ka një zell me pas një dëshmor edhe me thanë po vijnë të gjithë me na uru sepse ata që vdesin për atdhe, ata nuk kanë vdekur por kanë le”.