Altin Krasniqi, djali i ish–kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka njoftuar se sot, më 28 Nëntor, është bërë baba për herë të dytë. Ai ka bërë të ditur se djalin e porsalindur e ka pagëzuar me emrin Gegë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shkroi se ardhja në jetë e djalit sjell shpresë dhe vazhdimësi, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë për familjen e tij.
“Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se lindja e djalit pikërisht në Ditën e Flamurit është një dhuratë e veçantë.
“Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty. Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”.
Me këtë rast, familja Krasniqi ka pranuar urime të shumta nga miq, familjarë dhe qytetarë.