Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.
Haradinaj tha se me ambasadorin Weidinger bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë.
“Sot, prita në takim Ambasadorin austriak në Kosovë, z.Christoph Weidinger. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadorin Weidinger, e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /TV Arbëria